TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2025, 14:16

Lisandër Hoxha njofton kandidimin në Primare në Qarkun e Tiranës: Të votojmë për një PD më të fortë për zgjedhjet e 11 majit!

Shkruar nga Pamfleti

Lisandër Hoxha njofton kandidimin në Primare në Qarkun e

Lisandër Hoxha ka njoftuar se do të jetë pjesë e garës së Primareve brenda PD për qarkun e Tiranës.

Në një postim në rrjete sociale, Hoxha fton demokratët të votojnë me përgjegjësi për një PD më të fortë dhe një fitore të sigurt më 11 Maj.

"Të dashur demokratë, Më 1 Mars, Partia Demokratike zhvillon primaret për të zgjedhur ata që do të na përfaqësojnë në zgjedhjet politike të 11 Majit. Ky është një moment vendimtar, sepse fitorja jonë nuk do të vijë rastësisht, por nga zgjedhjet që bëjmë sot.

Gjatë këtyre viteve kemi kaluar sfida të mëdha, por kemi qëndruar bashkë, me besim te vlerat tona dhe te rruga e drejtë. Kam qenë në këtë betejë që nga dita e parë, si një nga të parët që mbështeti rithemelimin e Partisë Demokratike, edhe atëherë kur gjithçka dukej e humbur. Kam luftuar për të mbrojtur parimet tona, për një opozitë të vërtetë dhe për një PD që u përket demokratëve.

Sot, me të njëjtin përkushtim, hyj në garën e primareve për Qarkun Tiranë. E bëj këtë sepse besoj te vlerat tona, te e ardhmja e Partisë Demokratike dhe te forca e demokratëve për të vendosur drejt. Në çdo hap të rrugëtimit tim politik, kam ndjerë mbështetjen tuaj dhe për këtë ju jam mirënjohës.

Qëndrueshmëria jonë ka një burim të fortë: lidershipi i Sali Berishës dhe vendosmëria e demokratëve për të mos u dorëzuar. Ky besim më ka dhënë energji të pashtershme për të qenë zëri juaj kudo që ka qenë e nevojshme. Ndaj, më 1 Mars, ju ftoj të marrim një vendim të rëndësishëm, të votojmë me përgjegjësi për një PD më të fortë dhe një fitore të sigurt më 11 Maj.
Faleminderit dhe fitore", shkruan Hoxha.

Lini një Përgjigje