TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2025, 11:24

Votimi elektronik në 11 maj, 3 skenarët e KQZ; në cilat njësi pritet të implementohet sistemi

Shkruar nga Pamfleti

Votimi elektronik në 11 maj, 3 skenarët e KQZ; në cilat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gati tre skenarë për votimin elektronik në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Draftet pritet që KQZ  t’ua vendosë në tavolinë partive politike për të nisur negociatat lidhur me  implementimin e votimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Për shkak se partia më e madhe opozitare, PD, ka refuzuar që votimi elektronik të shtrihet në nivel qarku, KQZ në 3 skenarët propozon votim elektronik vetëm në disa njësi administrative, raporton Report TV.

Skenari 1, me propozim të KQZ parashikon votim elektronik në Njësia Administrative nr.1, nr.3, nr.5, nr.8, nr.9, nr.10 të Bashkisë Tiranë, si edhe njësitë Administrative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë.

Skenari 2 parashikon votim dhe numërim elektronik njësinë Administrative nr.2, nr.3, nr.5, nr.9, nr.10 të Bashkisë Tiranë, si edhe njësitë Administrative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë.

Skenari 3 parashikon, votim dhe numërim elektronik në njësinë administrative nr.5 dhe nr.10 të Bashkisë Tiranë, njësitë administrative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë, si edhe shtrirjen në rajonet 1,2,3,4,5 të Bashkisë Durrës.

Votimi dhe numërimi elektronik u provua për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2021, në njësinë 10 në kryeqytet. Ndërsa në vitin 2023, u zgjerua në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë. Pavarësisht se këto makineri janë të shtrenjta, ato mund të prodhojnë rezultat brenda një orë nga mbyllja e votimit, duke shmangur orë e ditë të tëra numërimi, që hera herës prodhonin konflikte.

SKENARI 1

Njësia Administrative nr.1, 

Njësinë Administrative nr.3, 

Njësinë Administrative nr.5, 

Njësinë Administrative nr.8, 

Njësinë Administrative nr.9, 

Njësinë Administrative nr.10 të Bashkisë Tiranë 

Njësitë Administative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë

SKENARI 2

Njësinë Administrative nr.2, 

Njësinë Administrative nr.3,

Njësinë Administrative nr.5, 

Njësinë Administrative nr.9, 

Njësinë Administrative nr.10 të Bashkisë Tiranës

Njësitë Administative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë

SKENARI 3

Njësinë Administrative nr.5

Njësinë Administrative nr.10 të Bashkisë Tiranë

njësitë administative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë 

Rajonet 1,2,3,4,5 të Bashkisë Durrës

 

Lini një Përgjigje