
Arben Ristani, anëtar i Kryesisë së PD-së, ka nxjerrë blof kreun demokrat Sali Berisha me deklaratat e tij se nëse fiton zgjedhjet e 11 majit do të shkrijë SPAK.
Ristani tha se këto janë deklarata politike, duke lënë të nënkuptuar se nuk duhen besuar. Dhe referuar kësaj që thotë Ristani, duket se deklaratat e Berishës që ripërsërit të njëjtën gjë sa herë del nga SPAK pasi paraqitet për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”, s’duhen marrë parasysh.
Në emisionin “Log.”, Ristani, i cili kandidon për primaret e PD në qarkun e Gjirokastrës, tha se kur të vijë PD në pushtet “botën e nëndheshme” e pret një e ardhme më e keqe.
“Bota e nëndheshme nuk ka probleme vetëm me SPAK, por ka probleme me gjithë sistemin e drejtësisë, që duhet të funksionojë. Këto janë deklarata politike. Ajo që e pret botën e nëndheshme është shumë më tepër sesa kjo që po ndodh tani”, tha Ristani.
Lini një Përgjigje