Zbardhen detaje nga takimi i Edi Ramës me socialistët e Fierit...
Edi Rama dhe Sali Berisha po ecin me strategji të ngjashme sa i takon hartimit të listës së kandidatëve për deputetë. Ashtu si Berisha që do të fusë vetëm drejtuesit politikë në lista të sigurta, të njëjtën gjë do të bëjë edhe Edi Rama.
Kryeministri ka qenë sot pasdite në Fier, ku ka zhvilluar një takim me Asamblenë e PS në këtë qark. Rama mësohet t’u ketë thënë socialistëve të Fierit se përveç drejtuesve politikë, të gjithë ata që duan të kandidojnë për deputetë do të jenë në lista të hapura.
“Gara është e hapur për të gjithë, luftoni vetë për mandatin e deputetit”, është shprehur kryesocialisti. Rama ka kërkuar mbështetje për drejtuesen e qarkut Belinda Balluku, teksa e ka bërë të qartë se të gjithë duhet të luftojnë në maksimum. Po ashtu theks të veçantë ka vënë te vota e diasporës, pasi ka dhënë porosi të qartë që secili të sigurojë sa më shumë vota emigrantësh.
Pra nëse shohim atë që po ndodh në PD dhe në PS, mund të themi se kemi 24 emra që e kanë të sigurt mandatin e deputetit. Duhet theksuar se PS ka si drejtues politikë 13 emra, mes tyre 3 kryetarë bashkie dhe ata nuk janë pjesë e listave. Pjesë listës së sigurt pritet të jenë dhe të dërguarit për diasporën, Taulant Balla i PS dhe Jozefina Topalli e PD.
Sa u takon emrave të tjerë, sërish do i kenë në dorë Rama me Berishën. PS do mbajë primaret më 1 mars, por sërish në fund vendos Berisha. Në PS dihet që Rama do të vendosë për të dyja listat, por ai e ka thënë më herët se kush ka mbi 1 mandat deputeti duhet t’i dalë për zot vetes. /Pamfleti
Drejtuesit politikë të PS-PD që kanë të sigurt mandatin e deputetit
Qarku Tiranë
- PS/ Elisa Spiropali, Ogerta Manastirliu
- PD/ Belind Këlliçi
Qarku Shkodër
- PS/ Benet Beci (Kryetar Bashkie, nuk garon)
- PD/ Luçiano Boçi
Qarku Kukës
-PS/ Eduard Shalsi
-PD Flamur Hoxha
Qarku Dibër
-PS/ Blendi Klosi
-PD/ Xhelal Mziu
Qarku Lezhë
PS/ Ulsi Manja
PD/ Agron Gjekmarkaj
Qarku Durrës
PS/ Emiriana Sako (Kryetare bashkie, nuk garon)
PD/ Oerd Bylykbashi
Qarku Elbasan
PS/ Arbian Mazniku
PD/ Tomor Alizoti
Qarku Fier
PS/ Belinda Balluku
PD/ Gazmend Bardhi
Qarku Berat
PS/ Ervin Demo (Kryetar bashkie, nuk garon)
PD/ Enno Bozdo
Qarku Korçë
PS/ Niko Peleshi
PD/ Ivi Kaso
Qarku Vlorë
PS/ Bledi Çuçi
PD/ Bujar Leskaj
Qarku Gjirokastër
PS/ Mirela Kumbaro
PD/ Tritan Shehu
Diaspora
Taulant Balla- PS
Jozefina Topalli- PD
Lini një Përgjigje