TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2025, 15:43

Debati për primaret, Tabaku: Nëse nuk krijon përçarje, i bën mirë PD-së

Shkruar nga Pamfleti

Debati për primaret, Tabaku: Nëse nuk krijon përçarje, i

Primaret e PD, procesi përmes të cilit do zgjidhen kandidatët e opozitës për zgjedhjet e 11 majit, kanë nxitur jo pak debate brenda kampit blu.

Por për deputeten demokrate, Jorida Tabaku kjo garë do të jetë e ndershme dhe nuk e përçan partinë, por përkundrazi i bën mirë PD-së.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kryesisë, kam thënë të njëjtën fjali, nëse gara është e shëndetshme dhe nuk krijon përçarje i bën mirë PD-së. Jam pjesë e listës së primareve dhe duke kontaktuar çdo ditë anëtarët, strukturat e partisë dhe më duhet edhe mua në fakt për veten time por edhe për kontaktin e vazhdueshëm që kam me struktura. Nuk e shoh si moment përçarje, por si një fazë që duhet të kalojë për të kaluar te gara me kundërshtarin”, tha Tabaku për News 24.

E pyetur nëse është humbje kohe që të dalin të kërkojnë të votën nga strukturat në një kohë kur mënd të dalin dhe të takojnë njerëzit që t’i votojnë për në Kuvend, Tabaku tha se ky është një proces i cili do t’i shërbej më së miri qëllimit të PD-së.

Faza e parë e fushatës së PD është diaspora. Së dyti është programi i PD që po lanccohet. Të dielën u prezantua programi i ekonomisë dhe kjo është për zgjedhjet. Dhe pjesa e tretë është shkundja për PD-në, një rigjallërim, pa e paragjykuar, unë kam besim te demokratët, dinë të ngrihen në këmbë në momente të vështira. Ky proces do të kalojë dhe do të shërbejë që të jemi më gati përballë kundërshtarit”, tha Tabaku.

Lini një Përgjigje