TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2025, 13:06

Mashtrimi me gazetarin e New York Times, Berisha e pranon: Ishte keqkuptim, ma servirën si të paguar

Shkruar nga Pamfleti
Mashtrimi me gazetarin e New York Times, Berisha e pranon: Ishte keqkuptim, ma
Kryetari i PD-së, Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha reagon pas deklaratës së gazetarit të New York Times Kenneth P. Vogel, i cili përmes një postimi në “X” hodhi poshtë akuzat e Berishës, se Rama kishte paguar 150 mijë euro për një artikull ku përmendej kontraktimi i Chris LaCivita si drejtues i fushatës elektorale të PD.

“Sali Berisha, lideri i opozitës shqiptare, duket se po akuzon kryeministrin shqiptar Edi Rama se më pagoi mua (ose @nytimes ) 150 mijë euro për të shkruar një artikull mbi punësimin e Chris LaCivita nga partia e Berishës. Akuza e tij është e rreme”, tha gazetari.

Lidhur më këtë Berisha tha në konferencën që mbajti sot me gazetarët, se ishte një keqkuptim, duke thënë se atij iu servir artikulli si i sponsorizuar.

Ai tha se i beson gazetarit, duke u tërhequr në këtë mënyrë nga pretendimet e tij për artikull të paguar.

'Ka qenë një keqkuptim i Sali Berishës, cili ishte keqkuptimi. Më servirën se ai ishte një artikull i sponsorizuar, autori tha nuk është i sponsorizuar dhe unë i besoj autorit, gazetarit. Çdo gazetë e madhe shesin një hapësirë në të cilën ti mund të shkruash çfarë të duash kundrejt pagesës nuk ka lidhje me qëndrimin e redaksisë.', tha ai.

 

berisha

Lini një Përgjigje