TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shkurt 2025, 07:23

New York Times nxjerr blof Berishën: Akuza 150 mijë euro për artikulin ndaj La Civitas është gënjeshtër

Shkruar nga Pamfleti
New York Times nxjerr blof Berishën: Akuza 150 mijë euro për
Sali Berisha dhe Chris LaCivita

Gazetari i njohur i gazetës New York Times Kenneth P. Vogel ka hedhur poshtë akuzën e Sali Berishës ndaj gazetës New York Times se ajo është paguar nga Edi Rama 150 mijë euro për shkrimin për Chris LaCivitën, i cili deklaroi se nuk po lobon për heqjen e sanksioneve ndaj Sali Berishës.

Në një postim në rrjetin X, Kennet Vogel poston deklaratën e Berishës dhe shkruan:

Sali Berisha, udhëheqësi i opozitës shqiptare, duket se po akuzon kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, se ka paguar mua (ose @nytimes) 150 mijë euro për të shkruar një histori mbi punësimin e partisë së Berishës të @ChrisLaCivita.

Akuzat e Berishës janë të pabaza.”

Nuk dihet nëse gazetari do ta padisë në gjyq Berishën për këtë shpifje, por një nga pengesat ende është që Berisha nuk shkon dot në SHBA.

Ju rikujtojmë se ditën e djeshme kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kryesisë, lëshoi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një “kukull të George Soros” dhe liderin më të diskredituar në Europë. Berisha ka theksuar se PD ka qenë gjithnjë kundër doktrinës së Sorosit, përfshirë globalizimin, drogën dhe censurën.

Ai shtoi se Rama ka ndërmarrë përpjekje për ta sulmuar atë personalisht, përfshirë pagesën e 150 mijë eurove për një hapësirë në “New York Times”, ku sipas Berishës, u botua një artikull kundër tij.

“Edi Rama është i shkallmuar. Nuk e shndërruam ne në kukull të George Soros, ai e bëri vetë këtë zgjedhje…Kjo i është kthyer në boomerang, pasi dje njëri nga dy strategët e rikthimit më madhështor të Donald Trump deklaroi për ‘New York Times’ se në Shqipëri ka ardhur për të vazhduar punën e Trump, për ta bërë Shqipërinë të madhe përsëri, dhe se Edi Rama është një kukull e George Soros,” tha ai, duke iu referuar intervistës së fundit të Chris LaCivita në NYT”, tha Berisha.

sali berisha dhe chris lacivita

Lini një Përgjigje