
Ish-prokurori Eugen Beci deklaroi se lënia në burg e kryebashkiakut Erion Veliaj, është masë e tepruar.
Sipas Becit, megjithë rrezikun për prishjen e provave, sipas ligjit, të zgjedhurit nuk mund të pezullohen nga detyra
“Të gjithë të arrestuarit në Shqipëri nuk janë të pandehur, por janë të gjithë persona me masë sigurimi arrest me burg.
Unë kam bindjen që në Shqipëri masa e sigurisë arrest me burg është një inflacion i madh që nuk ka logjike të përdoret as nga Prokurorit dhe as nga gjykatat sepse është masa më ekstreme dhe më e papërshtatshme për rastin që flasim.
Zyrtarët e lartë nuk kanë rrezik ikje, por do shohim nëse ka rrezik prove apo jo. Fakti që një zyrtar i lartë mund të prishë provat mund të gjesh edhe masa të tjera sigurimi.
Këtu ka një vështirësi SPAK sepse të zgjedhurit nuk pezullohen nga detyra. Atëherë masa më e përshtatshme do të jetë një masë izoluese që të mos shkosh në zyrë që të mos prishësh provat. Por a është e tepruar arresti me burg? Është shumë e tepruar”, tha ish prokurori.
Lini një Përgjigje