
Ish-Prokurori Ervin Karanxha ka komentuar reagimin e Kryeministrit Edi Rama lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me urdhër të SPAK.
Sipas tij, kryeministri Rama i bëri një mbrojtje politike, Erion Veliajt, ndërsa denoncimin anonim, ai e konsideron si “letra e Jovan Bregut”.
I ftuar në emisionin Open, Karanxha deklaroi se “Rama po tregon që nuk është ai Jovan Bregu, por dikush tjetër brenda PS.
“Kjo masë sigurimi është praktikë e SPAK. Nuk është se kjo masë i është caktuar vetëm Veliajt. Edhe ish presidentit të republikës i është caktuar kjo masë dhe zbatimi i masës ka qenë i turpshëm dhe e kanë kapur presidentin dhe e kanë hedhur për tokë. Edhe lideri i opozitës është lënë në arrest shtëpie. Masa e Veliajt është fiks me këtë praktikë. Pra është njësoj për të gjithë.
Rama ka bërë një mbrojtje politike për Veliajn sepse kallëzimi për Veliaj ka ardhur nga një letër anonime, që unë e kam quajtur letra e Jovan Bregut. Rama po tregon që nuk është jam unë Jovan Bregu, por dikush tjetër brenda PS”, tha ai.
Lini një Përgjigje