TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shkurt 2025, 22:02

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Shkruar nga Pamfleti

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me

Pak kohë më parë u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të kishte lidhje me bandat kriminale të qytetit, ka deklaruar pranë ILDKPI-së se jeton në një apartament 80 m 2 afër qendrës së qytetit.

Sipas informacioneve, gjyqtarja ka ndërtuar edhe pa leje në tarracën e pallatit. Emisioni “Stop” e ka të dokumentuar që në vitin 2019 ndërtimin pa leje, që ka bërë Fetahu duke e përshtatur në kuzhinë dhe ambiente relaksi.

“Stop” iu drejtua në atë kohë IMT-së Elbasan, drejtuesi i së cilës tha se ndërtimin pa leje nuk e kishte bërë gjyqtarja, por një banor tjetër komshi me të. Por ky i fundit sipas drejtorit të IMT-së, jeton jashtë Shqipërisë. Kjo përgjigje ishte një gënjeshtër, për të mbrojtur interesat e gjyqtares Fetahu.

Kryeinspektori i ri kërkoi kohë, për të gjetur dhe zgjidhur rastin. “Stop” u rikthye në pronën e ish-gjyqtares dhe konstatoi prishjen e ndërtimit pa leje nga ana e IMT-së./TvKlan

Lini një Përgjigje