
Analisti Frrok Çupi duke komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, i cilëson një farsë procesin e primareve.
I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se askush nuk është i entuziasmuar për këtë proces.
“Janë thjesht numra, nuk përcjellin, nuk kanë forcë gravitacioni. Pse ikin njerëzit e Bardhit? Nuk ka gravitet. Doktori nuk shikon gjë përtej Bardhit, nuk ka lidhje, është një lloj farse. Kështu është e tëra Partia Demokratike. Nuk ka vijë lidhëse.
Veçoritë e secilës zonë, nuk e marrin në konsideratë. Këtë trajektore merr edhe anëtarësia e Partisë Demokratike. Asgjë nuk ndizen në sytë e tyre, asgjë nuk sjell të re Partia Demokratike, askush nuk entuziasmon”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje