TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shkurt 2025, 13:35

Pëllumb Salillari; trafik armësh, fshehje e pastrim parash me shoqërinë e tij me 3 emra

Shkruar nga Pamfleti

Pëllumb Salillari; trafik armësh, fshehje e pastrim parash me

Në vitet 2016-2023 nëpërmjet firmës së tij me 3 emra, Pëllumb Salillari ka futur në biznesin e ndërtimeve dhe energjisë, 120 milionë Euro pa deklaruar burimin e të ardhurave...

Pëllumb Salillari është ndërtuesi që ka marrë afro 300 milionë Euro tenderë, pasuri e koncesione shtetërore, mbasi është i afërt me Edi Ramën, sa përveçse ky e puthte në ballë pas çdo pazari, Salillari besonte ata që e mashtronin duke i kërkuar miliona në emër të Edi Ramës dhe ky ua jepte.

Prandaj, Pëllumb Salillari, është i lirë e i paprekshëm nga policia, anti-mafia, anti-trafiku, tatimet e doganat, për të bërë çdo zullum e çdo lloj aktiviteti të paligjshëm, madje dhe biznes armësh.

Në disa informacione gjatë viteve 2016-2024, që SHISH i ka dërguar kryeminisitrit Edi Rama si autoritet epror i shërbimit sekret, citohet se ndërtuesi Pëllumb Salillari ka një kompani të quajtur "Bervi Construction Sh.p.k", me të cilën kryen aktivitet grumbullimi, fshehje, pastrimi e nxjerrje milionash ilegalisht jashtë Shqipërisë.

Pëllumb Salillari; trafik armësh, fshehje e pastrim parash me

Këtë firmë të krijuar në datën 14 korrik 2011 me emrin “Bervi-1 Sh.p.k e që pas 3 muajsh ia transferoi bashkëshortes me shitje fiktive 100 mijë lekë; Pëllumb Salilari e përdori deri në vitin 2017, si “lavatriçe” të miliardave të Ilir Metës e një grupi trafikantësh të lidhur me LSI-në, me skemë sikur gjoja qarkullonte mallra, materiale ndërtimi e produkte ushqimore.

Në datën 1 gusht 2012, Pëllumb Salillari ia ndryshoi emrin firmës, duke ia bërë "Salillari Construction Sh.p.k", por vazhdoi ta përdorte, për të fshehur, qarkulluar dhe pastruar miliardat e e disa qeveritarëve e grupeve kriminale, me të cilët bëri biznese ndërtimi e energjie.

Në datën 13 shkurt 2020, pas raporteve të SHISH e agjencive të tjera investiguese, Pëllumb Salillari ia ndryshoi emrin përsëri firmës duke ia bërë "Bervi Construction Sh.p.k" dhe e mbajti në hije, por vazhdoi veprimtarinë e pastrimit të parave të korrupsionit e botës së krimit.

Sipas informacioneve, që janë marrë nga raportet e SHISH dërguar kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë e Policisë, vetëm në vitet 2016-2023 nëpërmjet firmës së tij me 3 emra, Pëllumb Salillari ka futur në biznesin e ndërtimeve dhe energjisë, 120 milionë Euro pa deklarim burimi të ardhurash e pa i pasqyruar në bilance.

Ndërsa në vitet 2020-2024, po nëpëmjet kësaj firme, Pëllumb Salillari ka nxjerrë ilegalisht nga Shqipëria, 80 milionë Euro në adresa të pa kontrolluara nga shteti shqiptar, realizuar nëpërmjet transferimeve fizike me fondin “Besa”, ku Ilir Meta ka aksionet dominuese ilegalisht.

Por në datën 26 prill 2022, Pëllumb Salillari shtoi në veprimtarinë e firmës së tij "Bervi Construction Sh.p.,k" dhe aktivitetin e prodhimit, magazinimit, ruajtjes, demontimit, riparimit, transportimit, tregëtimit kombëtar e ndërkombëtar të armëve, muncioneve e mallrave ushtarake.

Faktikisht, kjo firmë e Pëllumb Salillarit nuk ka leje policore e certifikatë për import, tregti e magazinim armësh, pajisjesh materialesh ushtarake, por ai importon, d.m.th., i kontrabandon.

SHISH ka zbuluar dhe ka vënë në dijeni kryeministrin, Prokurorinë e SPAK-un, se armët, fishekët, lendët kimike, pajisjet dhe materialet speciale, që policia e ushtria i blenë nga kompanitë që u jepen tenderët, i importon me dokumente false dhe ua jep Pëllumb Salillari.

Kujtojmë, që Pëllumb Salillari është dënuar për përdhunim, kur ka qenë faturino në Urën Vajgurore dhe është marrë i pandehur për grabitjen, vrasjen dhe zhdukjen e vëllait të tij në Greqi.

Aktualisht, ndaj tij ka 2 kallëzimie penale për ndërtime pa leje; 3 kallëzime penale nga banorët e Kuçovës për zaptim e shkatërrim zonash të mbrojtura dhe burimesh ujore.

Ka kallëzime, për shkatërrim të shtretërve të lumenjve dhe të Urës së Zogut; për falsifikim dokumente tenderësh dhe financim parcelash droge në Kuçovë e Berat, të cilat, Pëllumb Salillari  i mbron me policë të shtetit dhe policisë së tij private “Bervi Security”./Pamfleti

pëllumb salillari trafik armësh

Lini një Përgjigje