TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shkurt 2025, 10:40

Zgjedhjet e 11 majit, publikohet modeli i fletës së votimit

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 majit, publikohet modeli i fletës së votimit

Është publikuar modeli i fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Siç duket nga pamjet, fleta e votimit duket shumë e madhe, krahasim me fleta të votimit në zgjedhje të mëparshme.

Në fletë janë emrat e partive dhe emrat e kandidatëve të listës së hapur. Në Fier, janë 16 kutia të emrave të kandidatëve të listës së hapur, ku mund të votosh njërin prej tyre krahas partisë apo koalicionit. Ndërsa në Tiranë, secili koalicion apo parti ka 37 kandidatë të listës së hapur që mund të votohen, nga 49 kandidatë të mundshëm gjithsej për çdo parti apo koalicion. Madhësia e modelit të fletës për qarkun e Tiranës është 59 cm me 42 cm.

Ky është vetëm një model paraprak, pasi fleta zyrtare do aprovohet vetëm atëherë kur të ketë mbaruar regjistrimi i partive politike që do garojnë në zgjedhjet e 11 majit, si dhe të jenë plotësuar listat e kandidatëve për deputetë. 

Prodhimi i fletëve të votimit nis më 25 mars, që vlerësohet si kohë e mjaftueshme që një një pjesë jo e vogël e tyre do të nisen me postë nëpër banesat e shqiptarëve, që do të votojnë nga jashtë vendit.

Deri tani janë miratuar afro 130 mijë kërkesa për votim nga jashtë, kryesisht nga Italia, Greqia, Gjermania, SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, ndërsa mbi 36 mijë e 200 kërkesa janë refuzuar për pasaktësi në dokumenta, megjithë teknologjinë e lartë e të shumëllojshme për t’ua lehtësuar këtë proces.

Lini një Përgjigje