TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shkurt 2025, 11:13

Akuzojnë mjekët për neglizhencë, familja e 12-vjeçarit kërkon bërjen e autopsisë për Leo Sadikun

Shkruar nga Pamfleti

Akuzojnë mjekët për neglizhencë, familja e

Familja e Leo Sadikut, 12-vjeçarit i cili ndërroi jetë në QSUT pak javë më parë, kanë kërkuar që të bëhet autopsia.

Pas humbjes së 12-vjeçarit, familja në kushte të rënda psikologjike nuk ka pranuar të bëhet autopsia. Por, pas akuzave për neglizhencë të mjekëve, familja Sadiku ka kërkuar nga Prokuroria e Tiranës që të bëhet autopsia për përcaktimin e shkakut të vdekjes së Leos.

Sipas gazetarit Osman Stafa, shkresa mban datën 3 shkurt, por që prej asaj date e deri më sot (17 ditë) Prokuroria e Tiranës, nuk ka ndërmarrë veprime për kryerjen sa më të shpejtë të procedurave.

Familja Sadiku ndërkohë i ka bërë apel Prokurorisë së Tiranës kryerjen sa më të shpejtë të procedurave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Korçës shpalli moskompetencë për rastin e Leo Sadikut, duke ia kaluar çështjen Prokurorisë së Tiranës. Organi i akuzës ka regjistruar procedimin penal për çështjen, çka nënkupton se Prokuroria e Tiranës tashmë duhet të kryejë hetime të thelluara për rastin.

Familja Sadiku, protestoi 2 ditë më parë përpara Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar drejtësi e përgjegjësi për humbjen e tyre. Ata akuzojnë mjekët e Korçës dhe ata të QSUT, se nuk i kanë kryer djalit të tyre diagnostikimet e duhura (eko zemre, skaner, ekg), madje as trajtim të duhur, e cila sipas tyre solli vdekjen e 12-vjeçarit.

Lini një Përgjigje