TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shkurt 2025, 16:29

Nga keqpërdorimi i buxhetit te monitorimi i rrjeteve sociale, SPAK publikon strategjinë kundër krimeve zgjedhore!

Shkruar nga Pamfleti

Nga keqpërdorimi i buxhetit te monitorimi i rrjeteve sociale, SPAK publikon

Prokuroria e Posaçme SPAK ka publikuar strategjinë e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor për zgjedhjet e 11 Majit.

Kjo strategji konsiston në disa hapa, së pari nëpërmjet verifikimit në terren të indicieve apo fakteve rreth kryerjes së veprave penale në kuadër të zgjedhjeve.

Së dyti,  kontrolli dhe verifikimi i raportimeve që ngrenë dyshime të arsyeshme mbi keqpërdorimin e buxhetit dhe investimeve publike gjatë periudhës zgjedhore.

Së treti, monitorimi i mediave dhe rrjeteve sociale për indicie të mundshme në kryerjen e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve. I gjithë ky proces do të organizohet nga SPAK në bashkëpunim me institucione e tjera, si Prokuroria e Përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Policia e Shtetit dhe organizata të ndryshme që monitorojnë procesin zgjedhor.

Prokuroria e Posaçme publikon “Strategjinë e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor: Zgjedhjet për Kuvendin 2025”, e cila mbështetet në: Verifikimin në terren të indicieve apo fakteve rreth kryerjes së veprave penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025, nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme.

Verifikimin e raportimeve që ngrenë dyshime të arsyeshme mbi keqpërdorimin e buxhetit dhe investimeve publike gjatë periudhës zgjedhore prej subjekteve të posaçme.

Monitorimin e mediave dhe rrjeteve sociale për indicie të mundshme në kryerjen e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve.

Bashkëpunimin ndërinstitucional me Prokurorinë e Përgjithshme, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Policinë e Shtetit, organizmat ndërkombëtare, organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore, etj”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje