
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka rrëzuar një tjetër kërkesë të Ajola Xoxës. Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj ka kundërshtuar kontrollet e kryera nga BKH në ambientin që mbrojtja e saj e konsideron si magazinë në Sky Tower. Gjyqtari Erion Bani ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës.
Kontrollet u ushtruan në janar të këtij viti, gjatë të cilave u sekuestruan sende me vlerë për hetimin. Mes kërkesave të Xoxës ishte edhe ajo për kthimin e celularit të sekuestruar, e cila është rrëzuar më herët nga gjykata.
Gjyqtari Erjon Bani i cili i rrëzoi këto ankimime, është i njëjti që la në arrest me burg Veliajn, e që ndryshoi masën nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”, për hetimet që SPAK ka nisur ndaj çiftit dhe 6 biznesmenëve të lidhur me ta.
Lini një Përgjigje