TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shkurt 2025, 22:57

'Furtuna' para zgjedhjeve, Karamuço paralajmëron goditje të tjera nga SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

'Furtuna' para zgjedhjeve, Karamuço paralajmëron goditje

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se të jesh nën hetim nga SPAK është njësoj si të jesh në syrin e ciklonit.

I ftuar në emisionin ‘360 gradë’, Karamuço dha detaje të reja lidhur me masat që mund të merren për nëpunësit, si dhe për personalitete me ndikim në elektorat si majtas edhe djathtas, duke bërë me dije që zgjedhjet mund të pësojnë ngërç por kurrsesi të anulohen.

“Të jesh në një hetim të SPAK do të thotë të jesh në syrin e ciklonit dhe për shkak të përgjegjësisë ndaj mbështetësve të tu. Nuk po them që duhen mirëkuptuar sepse nuk ka mirëkupim kur shan një përfaqësues. Ky ka qenë një deduksion që vinte nga fakti që ne kemi pasur dilemë që SPAK do të ndërpriste hetimet gjatë fushatës duke mos ndryshuar perceptimin për kandidatët.

Këtë na e ka shuar Dumani gatë takimeve dhe ka thënë që ne nuk selektojmë as kohën, as subjektet. Kemi shumë dosje të nxehta që janë drejt përfundimit, deri në 11 maj do të ketë masa ndaj nëpunësve dhe ndaj personave majtas dhe djathtas. Zgjedhjet mund të shkojnë në zgrib, por nuk do të anulohen. Nëse do të ketë nga ata emra që ne mendojmë se do të jenë para zgjedhjes, ata kanë ndikim në elektorat dhe do të çojë në një ngërç, por jo anulim zgjedhjesh”, tha Karamuço.

Lini një Përgjigje