
Ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se Sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri, Engjëll Agaçi ka dorëzuar përkohësisht detyrën.
Ai ka bërë një status në rrjetet sociale, ku ka publikuar denoncimin e një qytetari. Sipas tij, ai është zëvendësuar nga Vilma Guri, pasi ka ikur për kurim jashtë. Por Berisha e lidh me drejtësinë.
“Don Agaçio arratiset!
Ai zëvendësohet nga Vilma Guri. Arratisja është bërë me urdhër të Ramës. Ai do arrestohej ndaj iku për kurim!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixital!
Si je Doktor!
Po të jap një info! Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit Agaci ka ikur nga KM dhe është zvëndësuar e komanduar Vilma Guri. Është larguar me preteksin për tu kuruar jashtë, po në ambientet e brendeshme flasin qe ka ikur për të mbrojtur veten. Në korridoret dhe zyrat e kryeministrisë ndjehen tringllime hekurash. Nuk punon njeri, ka tmerr. Janë sekuestruar me kuintal dokumente. Klm”, shkruan Berisha.
Lini një Përgjigje