TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2025, 18:25

Paul Manafort pjesë e fushatës së PD,  Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Është lobist, ka bërë burg për afera me rusët

Shkruar nga Pamfleti

Paul Manafort pjesë e fushatës së PD,  Evi Kokalari nxjerr

Aktivistja Evi Kokalari ka nxjerrë blof Sali Berishën, lidhur me deklaratën e sotme të tij për Paul Manafort, i cili është pjesë e grupit që do të drejtojë fushatën e PD.

Berisha e cilësoi atë si një strateg elektoral brilant, arkitektin e fushatës së Trump në vitin 2016 dhe e quajti viktimë të persekutimit politik. Ai mohoi që Manafort dhe bashkëpunëtorët e tij të kenë ardhur në Shqipëri si lobistë.

Por Evi Kokalari i ka nxjerrë një artikull, ku sipas saj Paul Manafort ka bërë burg për abuzime me lobimet dhe lidhje me rusët. Trump e nxori nga burgu me amnisti.

Reagimi i plotë

Let's take this a step further:

Paul Manafort ka bërë burg për lobime të parregullta me rusët dhe nuk është persekutuar politikisht. Manafort është futur në burg për mashtrim financiar dhe u detyrua t’i paguaj $24 millionë gjobë qeverisë.

Pranoi gabimet dhe beri burg. Trump e fali mbasi doli nga burgu. Falja Presidenciale ka vlerë tjetër dhe është pak e komplikuar për tu shpjeguar.

Tashti duhet të bëjë para të lajë borxhet, kështu që zbarkoi në Tiranë me premtime të heqjes së sanksioneve.  Akoma presim te shohim kontratën...dhe boll the s'janë lobistë. Manafort është lobist, jo 'strateg' fushatash.

https://www.americanbar.org/news/abanews/aba-news-archives/2019/03/manafort-sentenced-to-47-months/?fbclid=IwY2xjawIlld5leHRuA2FlbQIxMAABHcka9DCGpagZ2SpwXY1j2TeQ2glmKGVsVaeJrFfn37CWwz4jralyLVEO6g_aem_12aMzYl3VLGCjtG7GGhGvQ 

Lini një Përgjigje