TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2025, 22:49

Debati për SPAK, Dashamir Shehi: Jam për tu dhënë një mandat të dytë prokurorëve

Shkruar nga Pamfleti

Debati për SPAK, Dashamir Shehi: Jam për tu dhënë një

Deputeti i LZHK, Dashamir Shehi, mbështet vazhdimësinë e punës së strukturës së posaçme, SPAK, duke i dhënë asaj një mundësi të dytë.

Në emisionin “Log” në News24, Shehi tha se megjithëse brenda SPAK ka emra të afërt me qeverinë, sërish prokurorët duhen mbështetur në luftën e tyre ndaj krimit dhe korrupsionit.

Ndërsa ish-deputeti i PD Arben Ristani, u shpreh se duhet eleminuar presioni politik.

Dashamir Shehi: Unë jam për t’u dhënë prokurorëve të SPAK një mundësi për një mandat të dytë, po përballen me kriminelë. Ata po përballen me kriminelë. Nuk është zgjidhja duke i heq këto,

Arben Ristani: Sa prokurorë që kanë dhënë vendime për burgime të përjetshme, janë në rrugë. Zgjidhja është duke eleminuar presionin politik ndaj tyre.

Dashamir Shehi: Si hiqet presioni? Presioni hyn se aty janë zgjedhur disa njerëz pranë qeverisë, edhe fjalimi i kryeministrit është presion politik.

Lini një Përgjigje