TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2025, 20:07

Primaret në PD, Haklaj: Kontrollohen nga Berisha, e gjithë gara për 16 vende në listat e hapura

Shkruar nga Pamfleti

Primaret në PD, Haklaj: Kontrollohen nga Berisha, e gjithë gara

Primaret në PD janë sajesë, dhe kontrollohen nga Sali Berisha, pasi shumica e emrave në lista janë përcaktuar, si tek të mbyllurat, ashtu dhe te të hapurat.

Kështu shprehet ish-deputeti Azgan Haklaj, i cili në 11 maj do të synojë një vend deputeti me listat e Demokratëve Euroatlantikë.

Për Report Tv, Haklaj shprehet se gara e primareve bëhet vetëm për 16 vende të mbetura në të gjithë Shqipërinë, kurse Berisha nuk mund ta fitojë dot betejën e heqjes së ‘non gratës’ në SHBA, sepse atje kanë firmosur 15 institucione amerikane.

“E njoh shumë mirë PD-në dhe strukturat, primaret i kontrollon me dorë të hekurt Berisha. U sajuan për të krijuar idenë që tashmë gjithçka e ka në dorë anëtarësia e partisë. Tani u bë e qartë se krerët kryesorë nuk hyjnë në Primare dhe bashkë me PL-në dhe aleatët janë 30 emra apo kandidatë që nuk do jenë në Primare se janë të sigurt.

Pra e gjithë beteja e PD-së në Primare është vetëm për 16 mandate. Sepse të tjerët janë caktuar. Berishës nuk i intereson për të marrë pushtetin, por që ta mbajë partinë peng, ta përdorë kundër SPAK dhe SHBA-ve.

Lista ka caktuar edhe kandidatin për kryeministër, nuk do jetë vetë, po e përdor për të rritur pazarin. Ai do e nxjerrë në sekondën e fundit, është një person, shqiptar i lidhur me lobin grek në SHBA, Indrit Nina, dhe ai do e përdorë atë më shumë për t’i hequr non gratën. Unë i referohem deklaratave dhe fakteve. Kemi deklaratën e DASH që Berisha dhe dhëndri i tij pastrojnë paratë. Ai ka thënë edhe vetë se lobimin do e bëj pas zgjedhjeve për non gratën. Kjo është një lojë që bën Berisha”, shpjegoi Haklaj.

Ish-deputeti nuk mungoi as akuzat ndaj kreut të PD-së, duke e cilësuar antikombëtar dhe përmendur disa nga ngjarjet ku Berisha përdor edhe dy standarde.

“A nuk bëri lojë Berisha dhe Rama me Belerin, a nuk u bë eurodeputet i Greqisë ai pas daljes nga burgu? Beleri po kërkon vetëvendosjen në Greqi, që është helenizimi, zona e Himarës dhe rrethinave të saj. Berisha është antikombëtar, i ka hequr embargon naftës së Serbisë, ka thënë mos firmosni Rambujenë, ngriti varrezat greke në vend dhe të tjera. Edi Ramën e mban Sali Berisha.

Ai ka sjellë Sorosin në Shqipëri, ka përfaqësues kryesorë në atë fondacion. Berisha dërgoi ligjin për LGBT më 2012, tani del dhe e sulmon. PD i ka anëtarë të kryesisë ata të Sorosit. Ai e shpalli mikun e shqiptarëve Sorosin, tani thotë se ai e bëri non grata dhe administrata Trump. Berishës iu vendos non grata që në 2017, që kur ia tha Rama a e kalon dot Atlantikun. Ai sulmon McGonigalin sepse ata e mashtruan se do i hiqnin non gratën. Berisha tha iku Yuri Kim, ajo është ende në detyrë. Këto janë konspiracione që i përhap PD me mediat e saj”, tha Haklaj.

I pyetur për lobimin e Berishës në heqjen e ‘non gratës’ dhe afrimin e ish-konsulentit të Trump për zgjedhjet e 11 Majit, Haklaj i rrëzoi të dyja.

“Berisha është non grata me firmë të 15 institucioneve në SHBA. Përpjekjet për heqjen non grata të Berishës janë të kota. Është njëlloj si historia e Xhejms Trafikantit në 2001, edhe kjo e Chris LaCivita, ai nuk është fare pjesë e Republikanëve në SHBA. Nuk është herë e parë që Berisha bën deklarata të tilla. Berisha marrëveshjet okulte, të fshehta që bën vetë, i quan të rregullta. Ne jemi për Vettingun e politikanëve. Berisha kërkon që të zhbëjë SPAK, kanë ardhur amerikanët në Tiranë, ata duan ta prekin vetë për të parë se çfarë ka ndodhur”, tha Haklaj.

Lini një Përgjigje