
Arben Ristani, anëtar i Kryesisë së PD-së, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka marrë në mënyrë të paligjshme të kompetencave të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Në emisionin ‘Log.’, Ristani duke folur për arrestimin e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, tha se Edi Rama ka uzurpuar bashkinë, duke iu referuar vizitave të tij në këtë institucion dhe mënyrës së sjelljes së tij në raport me administratën.
Ai tha se takimi i Ramës me administratës së Bashkisë është një deklarim anti-shtet i pastër.
“Nga fjalimi dhe deklaratat që mbajti, Rama tregon gjendjen e rënduar mendore që po kalon”, tha Ristani.
Lini një Përgjigje