
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zbardhur detaje nga një bisedë telefonike që ka zhvilluar me Kryeministrin Edi Rama.
Në një postim në ‘X’, Zelensky bën të ditur se ka diskutuar me Ramën shumë tema të spikatura – projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera. Duket se Presidenti ukrainas po zhvillon biseda me drejtues të qeverive të vendeve të ndryshme europiane, ndoshta për të marrë një mbështetje dhe suport sa më të gjerë, kundrejt zhvillimeve ndërkombëtare, veçanërisht pas nisjes së bisedimeve mes SHBA dhe Rusisë, ku sikundër tha Zelensky ishte informuar nga mediat.
“Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane. Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka në lidhje me Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës, dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës.
Një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuar janë thelbësore për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, shkruan Zelensky.
Lini një Përgjigje