TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2025, 16:50

Evi Kokalari u përgjigjet akuzave: Unë e blerë nga Rama? Shihni nusen e Berishës, me bizhu 30 mijë dollarë

Shkruar nga Pamfleti
Evi Kokalari u përgjigjet akuzave: Unë e blerë nga Rama? Shihni
Armina Mevlani me varëse Tiffany

Aktivistja Evi Kokalari i është përgjigjur akuzave se është e blerë nga Edi Rama. E pyetur se pse nuk komenton arrestimin e Veliajt, ajo shprehet se teksa flitet për fustanet e Xoxës, nuk duhet harruar luksi i shfrenuar i nuses së Sali Berishës, Armina Mevlani.

Kokalari shkruan se nusja e Berishës, Armina Mevlani ka varëse dhe vathë të markës luksoze Tiffany’s, me çmime që arrijnë deri në 30 mijë dollarë si dhe çanta dhe këpucë Bottega që shkojnë nga 1 mijë deri në 5 mijë dollarë apo fustanet Dolce & Gabbana deri në 2 mijë dollarë.

Ajo shprehet gjithashtu se “Rama do të largohej shumë lehtë nga pushteti nëse do të kishte një kundërshtar që realisht është i pakorruptuar. Sipas saj, lufta e Berishës dhe Metës është thjesht për rotacion pushteti”.

“Ilir Meta ishte shprehur njëherë privatish: Nëse Evi do të blehej, do kishim zgjidhur shumë probleme. Akuzat tuaja për shitje-blerje të integritetit tim deri tani janë si më poshtë:

Në 2021 më bleu Berisha. Në 2023, më bleu Veliaj. Në 2025, më bleu Rama. Dhe nuk merrni mundimin të logjikoni se ndoshta kjo thjesht nuk blihet dhe kjo është arsyeja pse flet hapur!!

Ajo çfarë kuptova gjatë kohës që isha afër PD-së, ishte se pa hequr Berishën e Metën, nuk heqim dot Ramën. Pse s'flas për Veliajn? (Akuzë më vete kjo). Personalisht, s’e kam parë kurrë si faktor për më tepër, kur duket qartë që Veliaj ka problemet e veta me Ramën. Energjinë harxhojmë tek Veliaj, kur Veliaj ka shans të bëhet kryeministër, por a ka shanse të tilla?

Për më tepër, ju flisni për fustanet e gruas së Veliajt, por ju ftoj të vizitoni faqen e Instagramit të nuses së Berishës – varëset dhe vetet e Tiffany’s nga $30,000. Çanta dhe këpucë Bottega ($1000-$5000), fustanet e Dolce & Gabbana $2000+.

Prandaj them, korrupsion me korrupsion nuk luftohet. Rama do të ikte shumë lehtë po të kishte një kundërshtar që realisht është i pa bërë pis. Po lufta e Berishës dhe e Metës, qartazi është thjesht për rotacion pushteti.

Fakti që komentoni se unë jam e blerë dhe s'kuptoni realitetin, është dhe realiteti më i hidhur, sepse ju jeni ata që mbani të gjithë kupolën e këtyre në funksion", shkruan Kokalari.

Lini një Përgjigje