
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka ka folur gjatë një takimi të Partisë Demokratike me shqiptarët në Parma të Italisë.
Teksa i kërkon votën diasporës, deputeti demokrat shprehet se në zgjedhjet e 11 majit do të përmbyset regjimi diktatorial i Edi Ramës.
“Motra dhe vëllezër, është vërtetë kënaqësi e madhe dhe shumë emocion t’iu shof të gjithëve bashkë me këtë entuziazëm de me besimin në fitore. Kur hyra në këtë sallë toka duart me shumë nga ju, miq të vjetër, të njohur, disa prej tyre që në ’90 dhe në vazhdim gjithmonë në betejat e përbashkëta gjithmonë në luftë për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë e Shqipërisë. Sot me atë besim që hymë 30 e ca vite me parë dhe përmbysem diktaturën më të egër, ne do t’ia dalim të përmbysim edhe diktaturën më të re të Shqipërisë.
Me ndihmën e zotit dhe me ndihmën tuaj të të gjithë demokratëve në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë ne do t’ia thyejmë qafën Ramës diktatorit të fundit shqiptar. Ne do të fitojmë pa diskutim”, tha Paloka.
Lini një Përgjigje