
Drejtuesi i fushatës së presidentit të SHBA dhe konsulenti i Partisë Demokratike LaCivita, ka folur sërish për kryeministrin Rama. Ai e ka cilësuar si kukull të Sorosit ndërsa shton se nuk mund të jetë mik i SHBA-ve dhe presidentit Trump.
Chris LaCivita ka shpërndarë në platformën ‘X’, postimin e bërë nga një prej reporterëve amerikanë, se si ish-zyrtari i FBI, Charles McGonigal, ka mundur të ndihmojë një mik të Soros. Gazetari postoi edhe një link të një shkrimi të vitit 2023, ku ai tregon se si Alex Soros festoi 4 korrikun me një lider evropian që ka korruptuar një zyrtar të lartë të FBI-së.
Departamenti i Drejtësisë i ish-presidentit Joe Biden i dha McGonigal një marrëveshje për pranimin e fajësisë. McGonigal pranoi fajin, por kjo marrëveshje nuk doli në dritë.
Në postimin e tij, Chuck Ross e cilëson ‘çmenduri’. “Një gjë e çmendur për mua është se si ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal u akuzua për marrjen e ryshfetit për të ndihmuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik shumë i ngushtë i Alex Soros, por marrëveshja nuk doli kurrë në dritë”, shkruan Ross.

Lini një Përgjigje