TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2025, 21:57

Myslim Murrizi shpërthen ndaj deputetëve demokratë: Do mbani përgjegjësi për shkatërrimin e PD

Shkruar nga Pamfleti

Myslim Murrizi shpërthen ndaj deputetëve demokratë: Do mbani

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka folur lidhur me situatën aktuale politike, ndërsa ka akuzuar ish-kolegët e tij se kanë shkatërruar Partinë Demokratike. Ai u shpreh se deputetet që dogjën mandatet dhe i falën Ramës bashkinë kanë përgjegjësi për rrënimin e opozitës.

“Deputetët që janë sot në politikë nga viti 2009 janë pa votë. Edhe ata që negociuan me PS për të bërë këtë Kod Zgjedhor duke interpretuar mbrapsht Kushtetutën janë pa votë. Edhe 9 vemjet e Gjykatës Kushtetuese që nuk e prishën janë pa fytyrë, pa moral dhe turp i kësaj shoqërie.

Keni akuzuar një pjesë të tyre për shkatërrim të opozitës shitje të opozitarizmit. Aq moral sa ka politika në vetvete, secili duhet të ruajë moralin e tij. Këta janë ende në politikë, janë të gjithë ata që duartrokitën lajthitjen e Lulit, dogjën mandatet dhe i falën Ramës bashkinë kanë përgjegjësinë rrënimin e Partisë Demokratike. Pjesa dërrmuese e tyre janë ende në politikë”, tha Murrizi për “A2 CNN”.

 

Lini një Përgjigje