
Teksa politika i është kundërvënë Prokurorisë së Posaçme dhe ambasada amerikane nuk ka bërë qoftë dhe një reagim mbi situatën në vend pas fitores së Trump, ka dal në skenë Tom Doshi.
Ai u larguar nga politika pas presionit të Yuri Kim, e cila ja bëri të qartë Edi Ramës se nuk mund të fusë kriminelë dhe persona “non grata” në Parlament.
Rama u dorëzua dhe bindi Tomën të largohet. Por këtë vit, kryeministri e ka rikthyer në skenë dhe duket se Doshit i është hapur oreksi, pasi ka nisur punë për të marrë më shumës e 3 mandate që ka aktualisht. Ai ishte sot në Shkodër dhe tha se synon vetëm aty 3 mandate.
“Po e deklaroj sot që unë do jem deputet i Shkodrës për 4 vitet e ardhshme. Synimi jonë nuk është më për dy deputetë, por duke parë punën dhe mbështetjen në qarkun e Shkodrës, do luftojmë për 3 mandate. Për diasporën kam një thirrje, të votojnë PSD nëse duan të shohin njerëzit e tyre më të lumtur”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje