
Ish-deputeti Myslym Murrizi ka kritikuar punën e SPAK-ut, i cili tha se më shumë po punon për statistika. Ai shprehet se ka arrestuar deri tani 6 herë Lefter Kokën, ndërkohë ai është në burg.
Murrizi shprehet gjithashtu se Rama po bën kurban njerëzit që kanë punuar për të ndërsa shton se SPAK nuk e arreston dot kryeministrin.
“Prokuroria e Posaçme ka punuar për statistika. Ka arrestuar deri tani 6 herë Lefter Kokën. Ai në burg është… Unë në fakt nuk jam për burg, për asnjërin. Merri çfarë kanë vjedhur dhe çoi të korrin jonxhë në Çermë. Dhe hiqja mundësinë për të pasur funksione publike dhe politike.
Për çdo incinerator, arrestohet Lefter Koka. Ai në burg është, në Durrës. Kanë lajthitur këta apo tallen? Për çfarë e bëjnë? Për statistikë? Thonë pastaj kemi arrestuar 517 veta. Pjesëtoji për 6 herë që janë arrestuar, i bie 80 veta. Shkon dot te Rama ti?", u shpreh Murrizi.
Lini një Përgjigje