TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2025, 17:35

Vizita e presidentit të Emirateve të Bashkuara në Tiranë, nënshkruhen dy marrëveshje me qeverinë shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Vizita e presidentit të Emirateve të Bashkuara në Tiranë,

Kryeministri Rama mikpriti sot në Tiranë, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.

Presidenti i EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan u nderua në një ceremoni mire se ardhjeje në Pallatin e Brigadave dhe më pas zhvilloi një takim “kokë më kokë” me kryeministrin Rama.

Në kuadër të kësaj vizite u shkëmbyen marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit mes palëve, konkretisht:

-Marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.

– Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, të shkëmbyera mes Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd” Sulltan Al Jaber.

Marrëveshjet u shkëmbyen në një ceremoni të posaçme në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidentit të EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan.  Ky hap pritet të sjellë mundësi të reja për zhvillimin e sektorëve kyçë dhe avancimin e Shqipërisë drejt një të ardhmeje ku të mbizotërojë teknologjia.

 

Lini një Përgjigje