TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2025, 20:57

Pas Trumpit, Berishës i “lind” një tjetër “aleat” i fuqishëm në Gjermani!

Shkruar nga Pamfleti

Pas Trumpit, Berishës i “lind” një tjetër

Kreu i PD-së Sali Berisha, ka uruar Friedrich Merz për fitoren e zgjedhjeve në Gjermani. Berisha e quajti atë një fitore historike për Europën dhe Shqipërinë.

Siç ka ndodhur shpesh herë kohët e fundit, në pamundësi për të arritur fitore në Shqipëri, Berisha i është gëzuar sërish fitores së një partie simotër, kësaj radhe në Gjermani. Duke u munduar të paraqesë veten si mik i Merz, Berisha e ka shoqëruare urimin me një foto nga takimi në konferencën e CDU-së, pak javë më parë.

Fitore historike e CDU/CSU për Europën! Friedrich Merz, Kancelari i Ri i Gjermanisë. Të dashur miq, rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani tregojnë se fituese e këtyre zgjedhjeve është CDU/CSU, partia aleate e Partisë Demokratike, dhe kancelari i ri i Gjermanisë do të jetë kryetari i CDU, Friedrich Merz. Kjo është një fitore historike për Gjermaninë dhe mbarë Europën.

Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë. Timonin e vendit udhëheqës të Europës e merr kancelari konservator Merz dhe partia e tij.

Me këtë rast, në emër të PD-së, uroj përzemërsisht partinë simotër CDU/CSU dhe kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz, për këtë fitore tepër të rëndësishme për Gjermaninë, mbarë Europën, por edhe për PD-në dhe Shqipërinë”, shkruan Berisha.

Shtimi i fitores së Merz sonte, asaj të Trump pak muaj më parë, duket se do t’i japë dyfish fuqi Berishës për të ëndërruar një rikthim në pushtet.

Lini një Përgjigje