TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Tetor 2024, 16:44

PS nuk humbet kohë, Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për ndëshkimin e "piromanëve" të opozitës

Shkruar nga Pamfleti

PS nuk humbet kohë, Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për

Nesër do të mblidhet Sekretariati i Etikës, lidhur me tensionet dhe kaosin nga deputetët e opozitës në Kuvend. Në shenjë protestë për dënimin me 1 vit burg të kolegut të tyre Ervin Salianjit, gjuajtën me sende dhe dogjën karriget para Parlamentit.

Më herët, Partia Socialiste paraqiti kërkesën në Kuvend për marrjen e masave disiplinore ndaj 24 deputetëve të opozitës.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet ditën e nesërme në orën 15:00 për shqyrtimin e kësaj kërkese. PS nuk humbet kohë, ndërsa do të japë menjëherë vendimin për ndëshkimin e deputetëve të opozitës.

“Ju njoftoj se me anë të shkresës nr. 3634 prot, datë 1.10.2024 të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, është paraqitur kërkesa për marrje mase disiplinore ndaj 24 deputetëve:

Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Ju njoftoj se Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet ditën  e mërkurë, datë 2.10.2024, ora 15.00, për shqyrtimin e kësaj kërkese. Bashkëlidhur gjeni kërkesën për marrje mase disiplinore”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje