TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Tetor 2024, 15:53

Fli mbi dosjet Duman, fli! Monika “hedh valle” buzë pishinës luksoze: Nuk mu ndanë procedimet (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Fli mbi dosjet Duman, fli! Monika “hedh valle” buzë

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta duket se janë trimëruar shumë kohët e fundit. Ndonëse në SPAK janë mal dokumentet për aferat e tyre, të dy janë bërë trima dhe po dëshmojnë nga dita në ditë se nuk i tremben më SPAK-ut.

Meta del majë maleve dhe shfaqet në palestër, teksa Monika nuk e ka aspak problem të reklamojë luksin ku jeton.

Sot policia e paditi penalisht për zjarrin dje në Kuvend, por Mona duket se e ka marrë me sportivitet, pasi shfaqet duke kërcyer buzë një pishinë. “Mood im pas një tjetër procedimi penal, nuk mu ndanë sa majtas djathtas”, shkruan ajo në “Instagram".

E në fakt nuk ka faj se Dumani ka vite që fle mbi dosjet e saj dhe i ka dalë frika.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi)

Lini një Përgjigje