TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Tetor 2024, 13:59

Dënuan dhunën në Kuvend, Berisha u hakërrehet ndërkombëtarëve: Edhe popujt tuaj veprojnë si ne!

Shkruar nga Pamfleti
Dënuan dhunën në Kuvend, Berisha u hakërrehet
Sali Berisha

Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar lidhur me deklaratat e BE-së dhe Ambasadës së SHBA-ve, lidhur me dhunën dhe kaosin në Kuvend.

Berisha tha se respekton partnerët ndërkombëtarë, por nuk nguroi tu rikujtonte atyre se edhe popujt e tyre gjithmonë që ndodhen para një padrejtësia, japin përgjigjen e merituar.

“PD ka respekt për partnerët ndërkombëtarë, por ka respekt edhe për popujt e vendeve partnere të cilët sa herë ndodhen përpara një padrejtësie i japin përgjigjen e merituar cilitdo.

Unë vërtet në fjalën time kërkova që të mos heshtim përpara dhunës politike që është forma më e egër e dhunës, para burgosjes së një njeriu i cili nuk mbrojti vetëm interesat e shqiptarëve, por edhe interesat e Italisë, së një vendi të BE-së.  Jam i bindur se edhe administrata amerikane është e interesuar për prerjen e lidhjeje të krimit me politikën, unë jam i vetëdijshëm për fuqinë korruptive të kreut të narkoshtetit, por prapë interesat e këtyre vendeve s’mund ti korruptojë”, tha Berisha.

dhuna ne kuvend sali berisha be

Lini një Përgjigje