
Deputetja e PD Albana Vokshi, e cila njëkohësisht është edhe kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, i ka kërkuar nënkrytarit, socialistit Plarent Ndreca të ndërpresë punën në komision.
Vokshi tha se çdo mbledhje pa pjesëmarrjen e opozitës, nuk do të njihet, duke theksuar se do të jetë ‘Nul’.
“Përshëndetje kolegë. Pas refuzimit të kërkesave të përsëritura nga ana ime për të mos u zhvilluar mbledhja e djeshme, dhe zhvillimit të njëanshëm të mbledhjes dhe uzurpimit të drejtimit të Komisionit pa konsensusin e opozitës, ju njoftoj që ne nuk japim më konsensus për t’u zhvilluar mbledhjet e Komisionit Hetimor nën drejtimin e Maxhorances. Çdo mbledhje e organizuar pa konsensusin tonë nuk do njihet prej nesh e do të jetë NUL”, shkruan Voklsh
Ndërkohë ditën e djeshme Vokshi ka nisur një mesazh, ku i bën thirrje nën/kryetarit Ndreca mos të zhvillojë punimet e Komisionit ajo ka thënë se puna në komision është anormale dhe farsë.
“Z. Ndreca, është anormale dhe e pakuptimtë kjo që ti dhe deputetët e mazhorancës po bëni. Kam dhënë mirëkuptimin që të bëhen mbledhje normale sipas procedurave të përcaktuara e të praktikuara deri tani, jo si këto që sapo bëtë.
Kërkova të mos e bëje mbledhjen pa dëshmitarë sepse të gjithë e dini që s’do vijë asnjë sot, sepse s ka konfirmime. . . Edhe pse po i përndiqni mjekët pa fund sikur të jenë ata fajtorët… Nuk kuptoj ku po shkoni!!! Duhet të tregojmë pak respekt për ata që i keni kolege e kanë një jetë në mjekësi. Nuk arrij të kuptoj ju deputetët e tjerë të maxhorancës që rrini me orë duke pritur nëse shfaqet një mjek i nderuar në derën e parlamentit… sepse kështu ju jepet një urdhër …
Ne refuzojmë të jemi pjesë e kësaj farse. Dëgjesat do bëhen vetëm me ata që kanë qenë pjesë e procesit, procedurave. Ne nuk i njohim këto mbledhje që po bëni. Janë NUL!”, shkruan Vokshi.
Lini një Përgjigje