
Partia Socialiste ka depozituar ditën e sotme në Kuvend kërkesën për përjashtim e 24 deputetëve të Partisë Demokratike, pas kaosit dhe tensionit.
Bëhet me dije se brenda 48 orëve do të mblidhet Sekretariati i Etikës, për të marrë vendim për 24 deputetët e Partisë Demokratike.
Partia Socialistë ka kërkuar masë disiplinore ndaj: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.
Deputetët e opozitës nisën aksionin duke bllokuar foltoren dhe duke hedhur sende të forta në drejtim të kryepalamentares Elisa Spiropali.
Pasi hoqën nga vendi foltoren, deputetët nxorën jashtë godinës karriget e tyre dhe i bënë grumbull në hyrje, ndërsa deputetët Bledion Nallbati dhe Flamur Noka, u panë duke i hedhur benzinë e duke i vendosur më pas zjarrin.
Lini një Përgjigje