Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka komentoi situatën në Kuvend, ku opozita dogji karriget në oborr si dhe arrestimin e Ervin Salianjit.
Në një intervistë për “Top Neës” ai tha se Salianji është opozitar i fortë, ndërsa me dosjen e tij u morr ‘pengu’ që futet në xhepat e Fatmirit dhe të Edi Ramës.
Noka: Zoti Salianji sot është i dënuar, po e mbani mend ju, në Komunizëm ka qenë një neni 55, “adiacion propagandës”. Kur ti flisje keq kundër pushtetit, kundër regjimit, kundër udhëheqësit, ti do të dënoheshe. Ai është as më shumë , as më pak i burgosur i ndërgjegjes, identik si në diktaturë. Deri në 2013-ën derisa ishte ministër i Brendshëm Saimir Tahiri klani habilaj po mbisundonte klanin Xhafaj dhe i kishte marrë territorin e drogës. Sapo iku Tahiri, klani Xhafaj që drejtohej nga Geroni nisi sulmin kundër Habilajve për të marrë territorin dhe këtë gjë bëri denoncimin Ervin Salianji. Vetëm në Shqipëri ndodh që ai që bën detyrën ndaj Kushtetutës ai burgoset, trafikanti sot është i lirë, vëllai i tij bën politikë.
Moderatori: Me kë ishte (Salianji) kur u bë denoncimi?
Noka: Nuk merret kush me të, cicëron pengu? Jo nuk cicëron pengu, pengu e ka gojën e mbyllur.
Moderatori: Mos Salianji është viktimë e kurtheve?
Noka: Salianji është opozitar i egër, i fortë, qëndrestar, nuk bën kompromis, njeri që denoncon dhe ky njeri duhet burgos, kurse pengu që futet në xhepa ca të Fatmirit , ca të Edit, pengu nuk i prish punë qeverisë. Për asnjë sekondë nuk është marrë Ervin Salianji me atë dosje, është marrë pengu. Ka dhe një gjë të tmerrshme, e dini pse se ai (Xhafaj) e ka mbushur dynjanë që jam betuar tek varri i nënës që do ta burgos. Nuk duhet të sulmohet ai që të shërben, por ai që denoncon.
Lini një Përgjigje