TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Tetor 2024, 10:41

"Këtu lejohen vetëm peshkaqenë", Salianji tjetër mesazh nga burgu

Shkruar nga Pamfleti

"Këtu lejohen vetëm peshkaqenë", Salianji tjetër

Salianji ka reaguar përsëri nga burgu me anë të një postimi në Facebook, teksa ka publikuar një foto të tij duke mbajtur në duar një peshk.

Salianji kujton se në momentin që zgjodhi në mënyrë simbolike të hynte në Kuvend me një peshk dhuratë për kryeministrin, një nga punonjësit e Gardës u shpreh se në Parlament lejohen vetëm peshkaqenët.

"Mirmëngjes! Këtu lejohen vetëm peshkaqenë!
Në 2018, gjashtë vjet më parë, kur partnerët ndërkombëtarë me të drejtë insistonin tek drejtësia funksionale, duke kërkuar që “Peshqit e Mëdhenj” të politikës të përfundonin pas hekurave.
Një metaforë e gjetur simbolike kur Salianji hyri në Kuvend, me një peshk dhuratë kryeminsitrit.
E shakaja e gjetur e punonjësve te Gardës: “këtu lejohen vetëm peshkaqenë…
Reagoni!"-thuhet në postimin e Salianjit.

 

Lini një Përgjigje