TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Tetor 2024, 15:28

Ndërkombëtarët të gjithë në unison/ Edhe britanikët dënojnë dhunën në Kuvend: Mos minoni parimet e demokracisë

Shkruar nga Pamfleti

Ndërkombëtarët të gjithë në unison/ Edhe

Pas ambasadës së SHBA dhe asaj të Bashkimit Europian, ka reaguar ashpër mbi dhunën e djeshme në Kuvend edhe ambasada britanike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se dhuna nuk ka vend në demokraci dhe palët duhet të ulen në dialog.

Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare. Ambasada Britanike dënon veprimtarinë e cila kërkon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë”, njoftoi ambasada.

Më herët reagoi ambasada e SHBA në Shqipëri, ku shprehej thellësisht e shqetësuar, duke theksuar se akte të tilla dëmtojnë procesin demokratik. Ndër të tjera, Ambasada u ka bërë thirrje mazhorancës dhe opozitës për dialog dhe bashkëpunim paqësor.

"Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike”, shkruan Ambasada.

Në një linjë me të ishte dhe ambasada e BE: “Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra për ta shprehur mendimin.

Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë. Është shumë e rëndësishme që parlamenti duhet të luajë rolin e duhur në fund të fundit kjo ka të bëjë me objektivin madhor që ka Shqipëria që është integrimi në BE, objektiv që e duan shumica dërrmuese e shqiptarëve”.

 

 

 

Lini një Përgjigje