TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Tetor 2024, 15:20

"Veprimet e deputetëve, ordinere"/ Dhurata Çupi debaton ashpër me Petro Koçin: Djegia e karrigeve, më e pakëta

Shkruar nga Pamfleti

"Veprimet e deputetëve, ordinere"/ Dhurata Çupi debaton

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi dhe deputetja e PD Dhurata Çupi kanë debatuar lidhur me kaosin e opozitës në Kuvend pas vendimit për Salianjin dhe dërgimi në SPAK i 23 deputetëve.

Koçi u shpreh se ajo që ndodhi në Kuvend një ditë më parë nuk është normale dhe i cilësoi si veprime ordinere, teksa Çupi replikoi duke u shprehur se ajo që ka ndodhur është mosbindje civile dhe ordinere nuk janë veprimet që janë kryer, por është shteti.

Koçi: Në SPAK nuk vihet për arsye politike por për veprime ordinere si vënia e zjarrit dhe meqenëse personat e përfshirë janë publik dhe politikanë normal do hetohet nga SPAK.

Çupi: Ju thoni zjarr karrigeve, ndërkohë vendi ynë është e pushtuar, e vjedhur dhe e paaftë të reagojë ndaj padrejtësive, çfarë interesi publik ka cënuar?

Çfarë ka cënuar apo dëmtuar Salianji?

Por ajo që mund të themi me bindje është se i gjithë pushteti sot kontrollohet vetëm nga një person

Koçi: Unë dënoj veprimet ordinere..

Moderatorja: Po në lidhje me Olsi Ramën, a ka pasur dy standarte në mënyrën si janë trajtuar çështjet, pra çështja e Salianjit dhe ajo e Olsi Ramës, çfarë mendoni?

Koçi: Olsi Rama nuk është deputet, dhe nuk është bërë një kallëzim për të megjithatë unë nuk jam as në gjykatë as në Prokurori por nga përplasjet që ka pasur me Ramën ai ja ka thënë ti s’ke denoncuar por informuar në publik…

Pra të denoncon për dikë është normale, ajo që e ka dëmtuar është fabrikimi i provave…

Lini një Përgjigje