TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2026, 18:57

Protesta e PD, Frrok Çupi: Grupi i zjarrit sponsorizohet nga Shkëlzen Berisha!

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e PD, Frrok Çupi: Grupi i zjarrit sponsorizohet nga
Frrok Çupi

Partia Demokratike po mban protestën e radhës para Kryeministrisë. Duke folur për këtë, analisti Frrok Çupi deklaroi se mbështetja për Berishën po tkurret. Sipas tij, numri i përkrahësve do të vijojë të bjerë, ndërsa strukturat që ai i cilësoi si “grupi i zjarrit” mbështeten financiarisht nga Shkëlzen Berisha.

Çupi ngriti akuza të drejtpërdrejta për prani të elementëve kriminalë brenda Partisë Demokratike. Ai tha se në parti veprojnë struktura që i përshkroi si celula mafioze të shpërndara në çdo pjesë të saj.

Çupi: Berisha mohimin dhe mashtrimin e ka në mënyrën e vet, e ka në palcë, në çdo moment mashtron, vret dhe organizon dhunë. Përditë dhe më pas do të ketë mbështetës. Përveç grupit të zjarrit, sepse grupi i zjarrit sponsorizohet nga Shkëlzen Berisha. Kanë celula të mafies në çdo pjesë të saj.

Kemi një deputete që shprehet si shumë kundër komunizmit, por na del trafikante droge familjarisht. PD me Sali Berishën në krye i ka bërë gjithçka të zezë PD. Berisha po shkon drejt metrit zero të jetës së tij duke shtuar numrin e krimit. Berisha e ka marrë vëmendjen e ndërkombëtarët, i kanë larë duart me të. Që nga SHBA dhe BE, i kanë dhënë sinjalet

frrok Çupi protesta e pd

Lini një Përgjigje