TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2026, 18:26

Protesta e tretë e opozitës, Berisha del nga selia e PD-së dhe niset drejt Kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e tretë e opozitës, Berisha del nga selia e PD-së dhe

Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka dalë nga selia e Partisë Demokratike dhe, së bashku me mbështetësit që e prisnin jashtë, janë nisur drejt godinës së Kryeministrisë. Ashtu si në protestat e mëparshme kombëtare, Berisha dhe mbështetësit e tij po përshkojnë në këmbë itinerarin nga selia e PD-së deri te Kryeministria ku dhe do të mbahet tubimi.

Me mbërritjen e Berishës përpara Kryeministrisë pritet të nisin fjalimet e përfaqësuesve të opozitës, të cilat do të kulmojnë me fjalën e kreut të opozitës. Nëpër media është folur se edhe ditën e sotme njëjtë si dy protestat e mëparshme pritet të ketë dhunë. Ndryshe nga dy tubimet e para Policia nuk i ka dhënë leje Opozitës për zhvillimin e protestës.

Kujtojmë se në tubimin e fundit pati përshkallëzim ku protestuesit e opozitës hodhën gurë, flakadanë dhe molotovë drejt godinës së Kryeministrisë dhe Parlamentit. Nga ana tjetër policia u përgjigj me gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.

 

berisha protesta pd

Lini një Përgjigje