
Një orë para nisjes së protestës së paralajmëruar nga opozita para Kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubim.
Në një postim në rrjetet sociale, në ditën që përkon me 35-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, Berisha e cilësoi 20 shkurtin si ‘ditën e rrëzimit të diktatorëve’. Postimi shoqërohej me një imazh ku kryeministri Rama paraqitej si diktator.
“Edi Rama po përdor ligjin si mburojë për të na vjedhur!”, shkruan Berisha, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen opozitës në shesh në orën 18:00.
Protesta pritet të zhvillohet para selisë së Kryeministrisë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar masa për garantimin e rendit dhe sigurisë.
Lini një Përgjigje