Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për shtyp se protesta e thirrur nga opozita do të jetë paqësore, duke theksuar se kjo është pjesë e platformës politike të PD-së.
Ai theksoi se opozita organizon vetëm tubime paqësore dhe hodhi poshtë pretendimet për nxitje dhune, ndërsa përdori tone të ashpra ndaj kundërshtarëve politikë.
Më tej, Berisha tha se opozita nuk ka banditë si Ilir Proda dhe Sokol Bizhga, nuk ka trafikantë apo vrasës si ata.
"Për sa i përket asaj që thonë ata, protesta është paqësore, organizojmë vetëm protesta paqësore. Ne e kemi platformë këtë, po mos ta kishim nuk e thoja unë këtë. Jemi opozitë demokratike, opozita nuk ka banditë të tipit Porda dhe Sokol Bizhga, nuk ka trafikante, vrasës si ata.
Ndaj ky është një akt provokacioni i rëndë që nuk ka asnjë ndikim. Opozita do shkojë deri në fitore të plotë. Këta minjtë që po ikin do kapen kudo që të jenë. Të vjedhësh 13 vite qytetarët shqiptarë dhe kur merr vesh që është lëshuar fletë arresti, ikën. Korrupsioni do shpallet krim i rëndë, së dyti, largimi do shpallet krim që dyfishon dhe trefishon dënimin, do kalben, të gjitha vitet në burg do i kalojnë.", tha Berisha.
Lini një Përgjigje