Kreu demokrat, Sali Berisha, ka shmangur komentet e drejtpërdrejta lidhur me pjesëmarrjen e Edi Ramës në "Bordin e Paqes", por nuk nguroi të deklaronte se Shqipëria duhej të përfaqësohej nga Presidenti
Kreu demokrat Sali Berisha u pyet sot lidhur me takimin e Presidentit Donald Trump me Kryeministrin Edi Rama, në takimin e parë zyrtar të Bordit të Paqes, që u mbajt në Uashington.
Berisha tha se e kishte parë këtë takim ashtu sicc e panë të gjithë shqiptarët, duke shmangur komentet e tepërta, por pa fshehur mosdakordësinë e tij që Shqipëria u përfaqësua në këtë takim nga Kryeministri.
Edi Rama ishte prezent në mbledhjen e parë zyrtare të Bordit të Paqes, që u zhvillua në Uashington, ndërsa shfrytëzoi këtë event, për të "thyer" tezat e disa eksponentëve të opozitës se ai nuk mund të kalonte oqeanin dhe nuk ishte i mirëpritur nga administrata e Presidentit Trump.
Gjithsesi Rama në fjalën e tij nuk nguroi të vlerësonte maksimalisht faktin se pjesëmarrja e Shqipërisë si një nga vendet themeluese të "Bordit të Paqes" kishte marrë mbështetjen e Parlamentit, dy partive kryesore, mazhorancës dhe opozitës.
Z. Berisha, ndërkohë që ju sot protestoni në Tiranë, kryeministri Edi Rama ndodhet në Uashington. Ju si e patë ju takimin e djeshëm në Bordin e Paqes? Edhe me presidentin Donald Trump, me të cilin pati jo vetëm një shtrëngim duarsh, por edhe një bashkëbisedim.
Sali Berisha: Siç e panë të gjithë shqiptarët. E panë. Kaq mund të them. Nuk kishte. Atë mund të them.
Ishte takim ndërkombëtar i Bordit të Paqes, Shqipëria në hallin e saj të madh nuk kishte me kë të përfaqësohej, pasi Harami është skllav i Edi Ramës, shkoi Edi Rama dhe ju e patë vetë.
Domethënë i keni vetë parasysh njoftimet që kishte bërë përpara, kështu e ashtu, e patë vetë.
Lini një Përgjigje