TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2026, 14:37

Hetoi Trump dhe Hashim Thaçin; kush është prokurori të cilin Rama quajti sicario (vrasës me pagesë)

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministri nuk e përmendi me emër prokurorin, por “The New York Times” raportoi se bëhet fjalë për Jack Smith, prokuror federal amerikan dhe pjesë e ekipit të akuzës kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Hetoi Trump dhe Hashim Thaçin; kush është prokurori të
Edi Rama

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e ngritjes së Bordit të Paqes në Uashington u fokusua te disa çështje, mes tyre edhe procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë ndërhyrjes së tij, Rama iu drejtua presidentit amerikan Donald Trump me një apel të drejtpërdrejtë për situatën e Thaçit, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë prej gjashtë vitesh.

“Më lejoni shumë shkurtimisht t’ju tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur ,më pranë vendit tim, ku udhëheqja e Presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë, e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshjeje përfundimtare paqeje. Presidenti i Kosovës, që, asokohe, u ndalua të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje, në praninë e presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte çfarë u bë nga ai prokuror “sicario”, që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht.

Sot, Presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në një paraburgim nga një gjykate e posaçme në Hagë, e sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike, disa prej tyre të pranishme dhe këtu dhe që duhet t’u vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare.

Vetëm javën e kaluar, zoti President, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh e tatimpaguesit e tij, kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës.

Dhe në këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu, i cili u ngrit nga qëndresa ndaj spastrimit etnik për t’u shndërruar në një paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar nga një gjykatë që deri tani ka dështuar, në çdo hap t’u përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike.

Për hir të Zotit, z. President, le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish”, tha Rama.

Kryeministri nuk e përmendi me emër prokurorin, por “The New York Times” raportoi se bëhet fjalë për Jack Smith, prokuror federal amerikan dhe pjesë e ekipit të akuzës kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Hetoi Trump dhe Hashim Thaçin; kush është prokurori të
Jack Smith

Smith ka lexuar aktakuzën ndaj Thaçit në kohën kur drejtonte zyrën e prokurorit në Gjykatën Speciale. Në vitin 2023 ai mori përsipër hetimin ndaj Donald Trump për çështjen e dokumenteve të klasifikuara.

Në raportimin e saj, “The New York Times” sqaron edhe termin e përdorur nga Rama “Sicario”, shkruan “The New York Times”, që “është një fjalë spanjisht dhe titulli i një fillimi hollivudian, që lidhet me ashpërsinë apo kriminalitetin”.

Jack Smith ka ngritur akuza ndaj Trump për komplot kundër procesit demokratik, duke pretenduar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij tentuan të pengonin certifikimin e votave dhe të përhapnin pretendime të rreme për manipulim zgjedhor. Në çështjen e dokumenteve të klasifikuara, ai ka deklaruar se Trump mbajti materiale shumë të ndjeshme dhe pengoi përpjekjet për rikthimin e tyre.

Ceremonia në Uashington u shoqërua me deklarata që lidhën proceset gjyqësore në Hagë me debatet politike në SHBA.

hetoi trump dhe thaçin prokurori të cilin rama quajti sicario

Lini një Përgjigje