TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2026, 13:45

Hedhja e gazit të skaduar në protestën e PD, ministrja Koçiu: Kam urdhëruar hetim

Shkruar nga Pamfleti
Hedhja e gazit të skaduar në protestën e PD, ministrja
Albana Koçiu

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, reagoi lidhur me pretendimet për përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar në protestat e kaluara të Partisë Demokratike.

Deklarata e saj vjen pas reagimeve të shumta nga qytetarë dhe përfaqësues të opozitës, të cilët kanë kërkuar transparencë për përbërjen dhe afatin e përdorimit të gazit të hedhur gjatë tubimeve.

Koçiu bëri të ditur se ka urdhëruar Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore të nisin hetimet për këtë çështje dhe se verifikimet janë në proces.

Ministrja nuk dha një përgjigje nëse gazi i përdorur ka qenë i dëmshëm për shëndetin e qytetarëve, duke theksuar se përfundimet do të bëhen publike pas mbylljes së hetimit.

“Këtë shqetësim e kam ndjekur kam urdhëruar të kryet një hetim nga policia dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Hetimet po vazhdojnë do të dalim në konkluzion. Nëse është i dëmshëm ose jo, këtë nuk di të ta them”, tha Koçiu. 

albana koçiu gazi i skaduar

Lini një Përgjigje