TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2026, 18:26

Protesta e 3-të kombëtare, deputetët e PD pajisen me maska kundër gazit

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e 3-të kombëtare, deputetët e PD pajisen me maska
Militantët para selisë së PD

Deputetët e Partisë Demokratike që do të marrin pjesë në protestën e radhës para Kryeministrisë janë pajisur me maska kundër gazit. Masa është marrë pas përvojave të mëparshme gjatë tubimeve, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Sipas burimeve brenda selisë blu, të gjithë deputetët pjesëmarrës janë pajisur paraprakisht me maska mbrojtëse, në pritje të çdo skenari të mundshëm gjatë zhvillimit të protestës.

Në dy protestat e fundit kombëtare, të mbajtura më 24 janar dhe 10 shkurt, pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë, ndërsa nga turma u hodhën bomba molotov dhe lëndë piroteknike në drejtim të institucioneve.

Protesta e sotme është e treta kombëtare e opozitës për vitin 2026, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar masa të shtuara sigurie përreth godinës së Kryeministrisë.

Lini një Përgjigje