TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2026, 17:56

PD mban protestën e radhës, militantët mblidhen para Kryeministrisë; sërish frikë për tensione

Shkruar nga Pamfleti

PD mban protestën e radhës, militantët mblidhen para

Policia e Tiranës nuk ka marrë përsipër zhvillimin e tubimit për shkak të frikës nga molotovët që janë përdorur në dy protestat e fundit

Partia Demokratike mban sot protestën e radhës para Kryeministrisë. Teksa tubimi është lajmëruar në orën 18.00, ka nisur grumbullimi i militantëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kjo është protesta e tretë kombëtare për vitin 2026, pas tubimit të 24 janarit dhe 10 shkurtit. PD kërkon dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij Belinda Balluku, si dhe krijimi i një qeverie teknike që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme.

PD mban protestën e radhës, militantët mblidhen para

Policia ka ngritur tashmë kordonin e parë përpara godinës qeveritare, me efektivë të pozicionuar në një rresht të vetëm. Në total janë mobilizuar mbi 1300 forca policore, përfshirë njësi të FNSH-së, Shqiponjat dhe autobotët me ujë, të pajisur me maska kundragaz.

Më herët, Policia e Tiranës bëri me dije se nuk merr përsipër zhvillimin e tubimit për shkak të frikës nga molotovët që janë përdorur në dy protestat e fundit.

PD mban protestën e radhës, militantët mblidhen para

Sipas autoriteteve, për shkak të vlerësimit të riskut për akte të mundshme dhune në vijim të incidenteve të regjistruara në protesta të mëparshme, ku pati persona të maskuar që hodhën bomba molotov dhe lëndë piroteknike nuk është dhënë miratim zyrtar për zhvillimin e tubimit.

Megjithatë, strukturat e Policisë do të jenë në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

PD mban protestën e radhës, militantët mblidhen para

Protestat e 24 janarit dhe 10 shkurtit, ishin ndryshe nga të tjerat. Persona nga turma hodhën dhjetëra bomba molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, duke shkaktuar flakë dhe tym përpara hyrjes së saj.

Më pas turma u zhvendos drejt godinës së Kuvendit. Edhe atje, situata nuk mbeti e qetë. Turma tentoi të çajë kordonin policor, pati përplasje fizike, dhe ndërhyrje me gaz lotsjellës e autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit.

Sinjalet janë se edhe sot mund të ketë situatë të ngjashme. Policia është vënë në gatishmëri, ku policët kanë blinduar institucionet teksa në gatishmëri janë dhe autobotet me ujë.

PD mban protestën e radhës, militantët mblidhen para

Lini një Përgjigje