TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2026, 18:35

PD sërish në shesh, protesta e tretë para Kryeministrisë në përvjetor të 20 shkurtit 1991

Shkruar nga Pamfleti
PD sërish në shesh, protesta e tretë para Kryeministrisë
Nis protesta e PD

PD mban protestën e tretë kombëtare brenda këtij viti...

Ka nisur protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë. Edhe pse orari zyrtar ishte caktuar ora 18.00 tubimi ka nisur pak me vonesë.

Kjo është protesta e tretë kombëtare për vitin 2026, pas tubimit të 24 janarit dhe 10 shkurtit. PD kërkon dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij Belinda Balluku, si dhe krijimi i një qeverie teknike që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme.

Tubimi u hap nga aktorja Rajmonda Bulku, ish-deputete e PD, e cila kujtoi 20 shkurtin e 1991, kur u rrëzua busti i diktatorit Hoxha. 

Ju falënderoj që sot doni edhe nga unë një fjalë. Të them dhe të kujtoj atë ditë historike të 20 shkurtit 1991, kur ne ishim të gjithë bashkëngjitur me grevën heroike të studentëve tanë. Luftuam kundër një ushtrie që nuk duhet harruar që ishte Partia Komuniste në krye. Të gjithë bashkë, hoqëm frikën dhe morëm guximin tonë sepse donim lirinë tonë", tha ajo. 

Në protestën e radhës të opozitës në Tiranë, ishte i pranishëm edhe politologu Ermal Hasimja. Ai mbajti një fjalim me tone thirrëse për bashkim qytetar, zgjedhje të lira dhe mbështetje për drejtësinë.

Ai kërkoi mbrojtje për gjyqtarët dhe prokurorët që, sipas tij, “i nxorën bojën të pandershmëve”, ndërsa theksoi se ndryshimi nuk vjen “as nga qielli dhe as përtej detit”, por nga angazhimi i vetë qytetarëve. Në fjalën e tij, Hasimja solli edhe një kujtim personal nga fillimi i viteve ’90.

Rreth tre dekada më parë kam qenë bashkë me tim atë. Isha 15 vjeç dhe ai më tërhiqte përpara, kishte stampisët me qen, autobotët me bojën e kuqe. Kishim shumë frikë, por shumë më tepër shpresë. Nuk njihnim njeri, nuk e dinim kush ishte i majtë apo i djathtë, nga fshati apo nga qyteti. Një gjë dinim: donim një gjë. Na mbante shpresa. Ajo shpresë që janë përpjekur të na e venisin. Sot kemi nevojë për frymë bashkimi. Duam një drejtësi të pavarur që të na mbrojë. Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qytetarë të Tiranës, shpresa nuk vjen nga qielli, as përtej detit. Ejani dhe krijojeni shpresën në këtë shesh”, tha ai.

Fjalën e radhës në tubim e mbajti deputetja e PD, Jorida Tabaku.

Të dashur qytetarë, demokratë, në këto vite kam folur në shumë salla, por kurrë nuk jam emocionuar si kur flas para demokratëve, njerëzve të lirë”, tha Tabaku.

Ajo kujtoi rrëzimin e monumentit të diktatorit si një moment kyç në historinë e vendit. “Rrëzimi i monumentit të diktatorit ishte çasti i kthesës së madhe për ne, ishte fundi i një horrorri e diktature të pamëshirshme. Ky ishte triumf. Të gjithë diktatorët dhe autokratët bien. Të gjitha monumentet e tyre rrëzohen në këmbët e njerëzve të lirë. Drita e gjen rrugën e saj gjithnjë. Liria triumfon gjithmonë, edhe në errësirën e diktaturës”, deklaroi ajo.

I fundit që foli ishte kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai e cilësoi 20 Shkurtin si një nga datat më domethënëse në historinë politike të vendit, duke rikujtuar rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës në vitin 1991.

Ai tha se 35 vite më parë mijëra qytetarë të mbledhur në Qytetin Studenti marshuan drejt Sheshit Skënderbej, në një veprim që, sipas tij, shënoi kulmin e kundërshtimit qytetar ndaj regjimit komunist dhe mbylljen e një periudhe 46-vjeçare diktature.

"20 shkurti është dita në të cilën, 35 vite më parë, dhjetëra mijëra qytetarët të mbledhur në qytetin Studenti, në mbështetje të grevës së studentëve liberatorëve për të çliuar vendin nga kulti i Satanit, në thirrjen e Rajmonda Bulkut dhe protestuesve të shumtë, nisën drejt sheshit Skënderbeu të rrethuar nga katër anët me autoblinda, mitraloza, snajpër, në një betejë që shënon kulmin e guximit të qytetarëve shqiptarë. Në një betejë paqësore që do shndrrisë gjithmonë në historinë e revolucioni demokratike që përmbysën shtatoren, kultin e Satanit, Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pasluftës, regjimin që në 46 vite shtetëzoi persekutoi, burgosi, ekzekutoi, mjeroi më shumë shqiptarët se çdo pushtues që kishin njohur në tërë historinë", tha ai.

Policia ka ngritur kordonin e parë përpara godinës qeveritare, me efektivë të pozicionuar në një rresht të vetëm. Në total janë mobilizuar mbi 1300 forca policore, përfshirë njësi të FNSH-së, Shqiponjat dhe autobotët me ujë, të pajisur me maska kundragaz.

Më herët, Policia e Tiranës bëri me dije se nuk merr përsipër zhvillimin e tubimit për shkak të frikës nga molotovët që janë përdorur në dy protestat e fundit.

Sipas autoriteteve, për shkak të vlerësimit të riskut për akte të mundshme dhune në vijim të incidenteve të regjistruara në protesta të mëparshme, ku pati persona të maskuar që hodhën bomba molotov dhe lëndë piroteknike nuk është dhënë miratim zyrtar për zhvillimin e tubimit.

Megjithatë, strukturat e Policisë do të jenë në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Protestat e 24 janarit dhe 10 shkurtit, ishin ndryshe nga të tjerat. Persona nga turma hodhën dhjetëra bomba molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, duke shkaktuar flakë dhe tym përpara hyrjes së saj.

Më pas turma u zhvendos drejt godinës së Kuvendit. Edhe atje, situata nuk mbeti e qetë. Turma tentoi të çajë kordonin policor, pati përplasje fizike, dhe ndërhyrje me gaz lotsjellës e autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit.

Sinjalet janë se edhe sot mund të ketë situatë të ngjashme. Policia është vënë në gatishmëri, ku policët kanë blinduar institucionet teksa në gatishmëri janë dhe autobotet me ujë.

pd protesta

1 Komente

  1. T
    Tony

    Shan muti kaken e bagetia i degjon se do u hedhin bar me shume ne grazhd.

    Lini një Përgjigje